LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha dhe aktivistja Besa Ismaili i bashkohet PDK-së

Profesoresha dhe aktivistja Besa Ismaili i bashkohet PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se partisë së udhëhequr nga ai i është bashkuar edhe profesoresha e Fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismaili.

Sipas Veselit, Ismaili është një zë i njohur në shoqërinë kosovare dhe jetën akademike të Kosovës, duke qenë e angazhuar për më shumë se dy dekada në promovimin e rolit të gruas dhe lirive fetare në shoqëri dhe në përkujdesje për grupet e margjinalizuara të shoqërisë.


“Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e paqes dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor e ndër-fetar dhe prandaj është laureate e shumë çmimeve ndërkombëtare”, ka shkruar ndër tjerash Veseli.

Postimi i plotë:

Sot i urova mirëseardhjen në Partinë Demokratike të Kosovës, Besa Ismailit, profesoreshës së Fakultetit të Studimeve Islame.

Lajm shumë shpresëdhënës që edhe ajo iu bashkua luftës time kundër korrupsionit dhe nepotizmit për të krijuar mundësi për gjeneratat e reja.

Zonja Ismaili është një zë i njohur në shoqërinë kosovare dhe jetën akademike të Kosovës, duke qenë e angazhuar për më shumë se dy dekada në promovimin e rolit të gruas dhe lirive fetare në shoqëri dhe në përkujdesje për grupet e margjinalizuara të shoqërisë.

Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e paqes dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor e ndër-fetar dhe prandaj është laureate e shumë çmimeve ndërkombëtare.

Unë jam i gëzuar që ajo e ka gjetur veten tek Partia Demokratike e Kosovës e cila është një parti konservatore e qendrës së djathtë që mbështet vlerat tradicionale të shoqërisë sonë dhe ka vizionin e duhur për të ardhmen e vendit tonë. Ne do të punojmë së bashku, dhe do t’ia dalim që të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori