Nafta vazhdon të qëndrojë aktualisht me tendenca rënëse dhe kjo për shkak të pamundësisë së SHBA-së dhe Kinës për të rënë dakord për një marrëveshje në programin e bisedimeve tregtare. Duket se tensionet e muajve të fundit kanë përkeqësuar besimin e konsumatorëve dhe kërkesa është ulur. Megjithatë të dhënat treguan se prodhuesit e Organizatë së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) rritën në gusht prodhimin e naftës për herë të parë për këtë vit.
Zyrtarët kinezë dhe amerikanë ende nuk kanë rënë dakord për kushtet themelore të bisedimeve pas raundit të fundit të tarifave, me mosbesim në rritje nga të dyja palët. Pavarësisht kësaj, prodhimi i papërpunuar nga OPEC u rrit 0.7 për qind në gusht, me gjithë përpjekjet e grupit për të përballuar kërkesën në rënie.
Nigeria dhe Arabia Saudite udhëhoqën rritjen e prodhimit të OPEC muajin e kaluar, e cila ishte rritja e parë që kur karteli dhe aleatët filluan një raund të ri shkurtimesh të prodhimit në fillim të vitit. OPEC po mundohet të mbështesë çmimet e naftës së papërpunuar pasi lufta e përshkallëzuar SHBA-Kinë po dobëson kërkesën botërore, ndërsa prodhimi amerikan vazhdon të rritet.
“Lufta e tregtare po ushtron presion rënës mbi çmimet e naftës. Raportet e OPEC-it që shënojnë rritjen e parë të këtij viti në muajin gusht, po dëshmojnë se edhe autoritetet janë të dyzuar”, tha Vandana Hari, themelues i Vanda Insights me qendër në Singapor, përcjell Telegrafi.
SHBA dhe Kina nuk kanë arritur të bien dakord gjatë javës së kaluar për të paktën dy kërkesa – një thirrje amerikane për të vendosur disa parametra për raundin tjetër të bisedimeve dhe një thirrje kineze për të vonuar tarifat e reja.
Si rrjedhim, prodhimi i OPEC ra nga 200 mijë fuçi në 29.99 milionë fuçi në ditë në muajin gusht, sipas një studimi të Bloomberg bazuar në vlerësimet zyrtare, të dhënat e anijeve dhe përllogaritjet e ekspertëve.
Grupi dhe aleatët e tij, një koalicion 24-vendesh i njohur si OPEC +, kishin rënë dakord të shkurtonin prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë në fillim të këtij viti, por me sa duket shumica e vendeve prodhuese ka hequr dorë nga kjo përqasje në gusht. Vetëm Rusia, sipas Ministrisë së Energjisë, synon të “përputhet plotësisht” me kufijtë e prodhimit OPEC-ut, duke qëndruar ende në po të njëjtët nivele prodhimi të planifikuar paraprakisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës