LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj sqaron pse zgjodhi shkollën “Loyola” për arsimimin e djalit të tij, e jo një shkollë publike

Haradinaj sqaron pse zgjodhi shkollën “Loyola” për arsimimin e djalit të tij, e jo një shkollë publike

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sqaruar pse ka zgjedhur institucionin jo publik “Loyola” për ta arsimuar fëmijën e tij, e jo një shkollë publike.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka sqaruar një prej temave më të diskutuara ditën e sotme – dërgimin e djalit të tij në shkollën “Loyola”.

Ai ka thënë se dërgimi i djalit të tij në këtë shkollë është si mesazh se Kosova i dëshiron investitorët gjermanë, përcjell Telegrafi.

“Disa vite punoj që të sjelli shkolla private në Kosovë. Një nivel i shkollave të nivelit gjerman është i nevojshëm për Kosovën. Loyola nuk është shkollë profitabile. Profesorët paguhen nga buxheti i Kosovës”.

Haradinaj ka thënë se ndarja e parave për këtë shkollë gjermane, nuk është asgjë me atë që ka dhënë po të njëjtën ditë qeveria e Gjermanisë për Kosovën.

“Në të njëjtën ditë që Qeveria (e Kosovës) ka ndarë mbi 500 mijë euro, Qeveria gjermane të të njëjtën ditë ka ndarë grant për Kosovën mbi 7 milionë euro. Kjo shkollë ka mbështetjen e Gjermanisë”.

Kryeministri në detyrë ka thënë se kjo ndihmë ndaj shkollës gjermane ka të bëjë edhe me vazhdimësinë e raporteve të mira që ka ai me Gjermaninë. /Telegrafi/