LAJMI I FUNDIT:

PDK dhe LB nënshkruajnë marrëveshje koalicioni

PDK dhe LB nënshkruajnë marrëveshje koalicioni

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim kanë nënshkruar sot marrëveshje koalicioni për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 6 tetor 2019.

Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike.


“Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lartë kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale. Në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga kryeministri Kadri Veseli, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim do të jenë partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe në angazhimet e tjera për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë nga PDK.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen me 6 tetor. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë afro 6 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori