LAJMI I FUNDIT:

Në 80-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, Gjermania i kërkon falje Polonisë

Në 80-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, Gjermania i kërkon falje Polonisë

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i ka kërkuar falje Polonisë, për konfliktin më të përgjakshëm të historisë, gjatë një ceremonie në qytetin ku bombat e para ishin hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, 80 vjet më parë.

“Përkulem para viktimave të sulmit. Përkulem para viktimave polake të tiranisë gjermane dhe kërkoj falje nga ju”, tha Steinmeier, teksa iu adresua të pranishmëve në gjuhën gjermane dhe atë polake.


Steinmeier foli përkrah homologut të tij polak, Andrezej Duda, i cili denoncoi sulmin e Gjermanisë naziste kundër Polonisë, të cilën e cilësoi si “akt barbar”.

“Ne nuk mund të harrojmë Luftën e Dytë Botërore dhe kur dëshmitarët e asaj ngjarje nuk janë më. Duhet të sigurohemi që ajo që ndodhi në Wielun dhe më vonë edhe në shumë vende të tjera të Polonisë dhe jashtë saj, që të mos përsëriten kurrë”, tha Duda.

Rreth gjashtë milionë polakë, përfshirë tre milionë polakë hebrenj, vdiqën gjatë konfliktit që mori jetën e mbi 50 milionë njerëzve.

Steinmeier dhe krerë të tjerë shtetërorë po marrin pjesë në ceremonitë që po mbahen në Poloni, për të shënuar 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Pushtimi i Polonisë nga Gjermania naziste më 1 shtator 1939, shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore./Tch

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Polici ndaloi veturën për shkelje në Kaliforni - kur pa pasagjerin, iu desh menjëherë të reagonte

Polici ndaloi veturën për shkelje në Kaliforni - kur pa pasagjerin, iu desh menjëherë të reagonte

Amerika
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori