Në janar të këtij viti, Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Policore (INTERPOL), e cila kërkesë është pranuar nga kjo organizatë, por ende mbetet e paqartë nëse kjo kërkesë do të hyjnë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, e cila do të mbahen në vjeshtën e këtij viti në Kili.
Gjithashtu, i paqartë mbetet edhe fakti nëse institucionet e Kosovës do të vendosin që t’i qasen betejës përfundimtare për të hyrë në votim për anëtarësim ose jo, për shkak të rrethanave aktuale ndërkombëtare, por edhe vendore.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë në dorëheqje të Kosovës, Anton Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se institucionet e Kosovës janë të interesuara për anëtarësim në INTERPOL dhe rrjedhimisht, në këtë drejtim, procedurat teknike dhe administrative kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë deri sa ky anëtarësim të bëhet realitet. Për sa i përket aplikimit konkret, ai këtë e sheh si një çështje jo vetëm teknike, ndonëse do të duhej të ishte e tillë, por edhe si diplomatike dhe politike.
“Kështu që, ne do ta masim këtë. Nuk do ta sfidojmë Kosovën, pa e matur mirë në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë, posaçërisht Bashkimin Evropian, sepse marrëveshjet e Brukselit parashohin që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme. Ndërkaq, ne nuk jemi në një fazë kur janë krijuar institucionet evropiane dhe kemi një lloj vakuumi. Po ashtu kemi një lloj vakuumi tash edhe në Kosovë, për shkak se jemi qeveri në dorëheqje. Kështu që do të ecim dy herë më kujdesshëm, në mënyrë që ta kemi një pasqyrë më reale, para se të shkojmë në fazën finale”, theksoi Berisha.
Mendim të përafërt ka edhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti. Duke folur për Radion Evropa e Lirë ai ka theksuar se aktualiteti i brendshëm politik në Kosovë, por edhe aktualiteti politik ndërkombëtar, e shtojnë skepticizmin për rrugën e Kosovës drejt INTERPOLI-it. Sipas tij, me një qeveri në dorëheqje dhe rrjedhimisht institucione që nuk mund të jenë të përkushtuara me kapacitete të plotë, nuk mund të njehet aktiviteti i Kosovës për të lobuar për anëtarësim në INTERPOL. Për më shumë, sipas tij, duhet pasur parasysh kontekstin politik ndërkombëtar, si dhe faktin që për Kosovën do të jetë përpjekja e dytë zyrtare për anëtarësim në këtë organizatë.
“Kur kësaj i shtohet fakti se në të parën kemi dështuar, madje duke llogaritur edhe në vota negative nga vendet që e kanë pranuar Kosovën, mendoj që duhet të punojmë jashtëzakonisht shumë për të marrë pëlqimin, jo vetëm të atyre vendeve që kanë njohur Kosovën, por edhe të atyre vendeve që nuk e kanë njohur dhe që kanë pozicion pak sa më të shtendosur kundrejt Kosovës. Duhet prezantuar anëtarësimin si një aspekt teknik, si një gatishmëri e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsioni dhe vetëm në rrethana të tilla do të duhej të procedonim me kërkesën dhe shtyrjen e saj për votim në konferencën e përgjithshme të INTERPOL-it”.
Në korrik t këtij viti, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pati theksuar se marrë parasysh që Asambleja e Përgjithshme e INERPOL-it sivjet mbahet në Kili, një vend që nuk e ka njohur Kosovën, atëherë mbetet “të shqyrtohet se a do të hyhet në agjendën e votimit apo jo”.
Megjithatë, zëvendësministri në dorëheqje, Berisha, thotë se nuk dëshiron të paragjykojë nëse Kosova do të tërhiqet ose jo nga hyrja në votim.
“Krejt këta parametra duhet pasur parasysh, në mënyrë që të mos e sfidojmë Kosovën në mënyrë të panevojshme. Duhet të jemi të kujdesshëm, jo vetëm për anëtarësimin, por edhe për ruajtjen e autoritetit të shtetit”, tha Berisha.
Kujdes të shtuar lidhur me qasjen e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, sugjeron edhe profesor Hoti.
“Përpjekjet e pa llogaritura mirë dhe dështimi eventual do të ishte fatal për Kosovën. Kjo, në radhë të parë për objektivin e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe e dyta, për atë që tashmë po njihet si marrëveshje e përgjithshme përfundimtare me Serbinë, e për të cilën, sipas informacioneve të mia, tash e sa kohë janë duke punuar ekspertët e jashtëm”, theksoi Hoti.
Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë kanë vazhduar dhe po vazhdojnë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka vlerësuar se që nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, vitin e kaluar në Dubai, ku është kundërshtuar kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, nuk ka pasur asnjë zhvillim që do të sillte ndryshimi të atij vendimi.
Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.
Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Klekovski: Pres që deri në fund të janarit të gjitha barërat të jenë në Onkologji
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!