LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj “e merr me sportivitet fushatën” – tregon statistikat e vrapimit të tij

Haradinaj “e merr me sportivitet fushatën” – tregon statistikat e vrapimit të tij

Përkundër se nuk ka filluar akoma zyrtarisht fushata zgjedhore, partitë tashmë janë në një fushatë jozyrtare me aktivitete të shumta parazgjedhore.

Një nga ata që është parë më aktiv këto ditë është edhe Ramush Haradinaj.


Por, kjo nuk e ka penguar që ai të vrapojë sot në mëngjes në Parkun e Gërmisë.

Në një postim në Facebok, Haradinaj u ka uruar qytetarëve një mëngjes të mirë, duke publikuar edhe statistikat e vrapimit të tij.

Ai ka vrapuar 10 kilometra, me një shpejtësi mesatare prej 06:58km për minutë.