LAJMI I FUNDIT:

Dukagjin Lipa ruan raporte të mira me ish-të dashurin e Duas, Isaac Carew, e uron për shtëpinë e re që ka blerë

Dukagjin Lipa ruan raporte të mira me ish-të dashurin e Duas, Isaac Carew, e uron për shtëpinë e re që ka blerë

Ka tash e sa muaj që këngëtarja Dua Lipa është ndarë nga ish-i dashuri i saj, kuzhinieri Isaac Carew.

Ajo ka nisur tashmë një lidhje të re me Anwar Hadid, i cili është vëllai i motrave të famshme modele: Gigi dhe Bella Hadid.


Dua Lipa me të dashurin e ri, Anwar Hadid (Foto: Instagram)

Dyshja madje gjatë muajit gusht ishin së bashku në Kosovë, për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Duas, Dukagjini.

Dua Lipa proteston për Brexitin, del kundër vendimit të kryeministrit britanik
Lexo po ashtu Dua Lipa proteston për Brexitin, del kundër vendimit të kryeministrit britanik

E kur jemi te ky i fundit, duket se frontmeni i grupit “ODA” ruan ende raporte të mira me ish-të dashurin e vajzës së tij.

Prindërit e Dua Lipës bashkë me vajzën e tyre, dhe ish-dhëndrin, Isaac Carew (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Kjo është dëshmuar nga një fotografi e fundit që Isaac Carew ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, duke njoftuar se ka blerë një shtëpi të re, teksa është në renovim e sipër të saj.

Në hapësirën për komente, aty shihet se nuk mungon komenti i Dukagjinit, i cili e uron për blerjen e tij të re.

Foto: SC/Isaac Carew/Instagram

“Urime mik, shumë i lumtur për ty”, ka qenë komenti i babait të këngëtares, që ka marrë pëlqimin dhe falënderimin nga Isaac.

Kështu, Lipa ka treguar se ka ende raporte të mira dhe miqësore me ish-dhëndrin e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori