LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora në koncertin madhështor në Kroaci: Kam lindur jo shumë larg nga këtu, ka këngëtarë shumë të mirë nga vendi im

Rita Ora në koncertin madhështor në Kroaci: Kam lindur jo shumë larg nga këtu, ka këngëtarë shumë të mirë nga vendi im
Foto: Jure Miskovic

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka mbajtur një koncert gjigant në Zarë të Kroacisë.

Performanca e Rita Ore filloi menjëherë pas orës 22:00 në sallën e madhe “Visnjik, ashtu siç ishte njoftuar paraprakisht.


Këngëtarja, e njohur si një nga dhjetë më të famshmet në Britaninë e Madhe, arriti plot energji para publikut, të cilët ishin jo më pak se 5,000 veta.

Rita Ora gjatë koncertit të saj në Kroaci (Foto: Jure Miskovic)

Mijëra fansa kanë kënduar njëzëri me të hitet më të mëdha të artistes me origjinë nga Kosova, në momentin kur koncerti u ndërpre pak çaste nga problemet teknike dhe ata vazhduan të këndojnë njëzëri, shkruan media kroate Jutarnji, transmeton Telegrafi.

Rita Ora me urim të përzemërt për Bebe Rexhën në 30-vjetorin e saj: Urime për motrën time, të dua
Lexo po ashtu Rita Ora me urim të përzemërt për Bebe Rexhën në 30-vjetorin e saj: Urime për motrën time, të dua

“Unë kam qenë në shumë vende të bukura, por ky është një nga më të bukurit. Kroacia është një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë”, tha Ora para se të ngrinte audiencën në këmbë me frazën e saj: “Kroacia bëni ca zhurmë”.

Atmosfera në koncertin e Rita Orës në Kroaci (Foto: Jure Miskovic)

Rita është mirëpritur në shtetin kroat nga producenti i famshëm vendas, Juraj Zigman , i cili gjithashtu gjatë ditës publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me këngëtaren.

“Unë nuk e di se çfarë të pres, por kjo është një nga shfaqjet e mia më të mira këtë verë . Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës, një pjesë e familjes sime jeton ende atje. Ka kaq shumë këngëtarë të mirë nga vendi im, dhe kam ardhur këtu, është gjë e bukur të përfaqësosh vendin tënd!”, ishte mesazhi që Ora dërgoi nga skena.

Rita Ora gjatë koncertit të saj në Kroaci (Foto: Jure Miskovic)

Në fund të mbrëmjes, Rita Ora u mbështjell me një flamur kroat, i cili u përshëndet me duartrokitje nga fansat. Pas saktësisht 60 minutave të koncertit, ajo u largua nga skena. /Telegrafi/

Video nga koncerti i Rita Orës në Zarë të Kroacisë:

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori