LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: Metz 0-2 PSG, Di Maria më i miri

Notat e lojtarëve: Metz 0-2 PSG, Di Maria më i miri

Paris Saint-Germain e ka mposhtur Metzin në udhëtim 0-2 në kuadër të javës së tretë në Ligue 1.

Golat në këtë përballje i realizuan Angel Di Maria në minutën e 11-të nga pika e bardhë, dhe Eric Maxim Choupo-Moting (43’), pas asistimit nga Marco Verratti.


Kampioni në fuqi i ligës franceze ishte dukshëm skuadër më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 7.18, ndërsa Metz mori vlerësimin 6.38.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte Di Maria, që shënoi golin e parë, derisa mori notën 8.3.

Nga ana tjetër, dështimi i këtij takimi ishte mesfushori i vendasve, Mamadou Fofana, që u ndëshkua po ashtu me karton të verdhë, e që mori vlerësimin 5.5.

Vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Metzit (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të PSG (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/