LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: LDK, PDK e Vetëvendosje janë kundër Autostradës së Dukagjinit, ta shohim a mund të marrin vota në atë rajon

Lekaj: LDK, PDK e Vetëvendosje janë kundër Autostradës së Dukagjinit, ta shohim a mund të marrin vota në atë rajon

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka akuzuar partitë LDK, PDK dhe Vetëvendosje se po tentojnë të pengojnë ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Autostrada e Dukagjinit tashmë ka hyrë në procedura dhe nuk mund të ndalet së ndërtuari.

“Autostrada e Dukagjinit do të jetë referendum për 657 mijë banorët e Dukagjinit. Më vjen keq që LDK-ja, PDK-ja dhe Vetëvendosje janë kundër autostradës së Dukagjinit dhe kundër këtyre banorëve. Le të vijnë ata në terren dhe ta thonë që “jemi kundër” e ta shohin a mund të marrin vota”.


Nënkryetari i AAK-së ka thënë se këto parti më shumë kanë inate se që është punë buxhetore.

“Askush nuk ka bërë zhurmë për autostradën e Gjilanit që është duke u ndërtuar. Janë tetë segmente. Askush nuk bën zhurmë për autostradën e Mitrovicës e për projektet tjera por kanë vendosur t’i sakatojnë dhe t’i lënë të izoluar banorët e Dukagjinit”.

Lekaj ka thënë se ministria e drejtuar prej tij ka ndihmuar vendet nga e gjithë Kosova pa dallime rajonale e partiake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori