Nga uji deri te vodka: Në çfarë temperature është më së miri të ftohni pijen e preferuar
E para që do të duhej të dinit është që ai proces është më i gjatë sesa mendoni
Për të ftohur gjysmë litri ujë në shishe plastike ju nevojiten 77 minuta – madje vetëm për të ulur temperaturën e lëngut nga 30 në 6 gradë celsius, transmeton Telegrafi.
E dyta që do të duhej të dinit është që pijet funksionojnë në “ekuilibër delikat”.
Nëse vera e bardhë dhe ajo e kuqe nuk janë mjaft të ftohta, alkooli fillon të dominojë në shije, gjë që në verën e kuqe edhe duhet të ndodhë, mirëpo jo edhe në të bardhën.
Për shumicën e verërave të bardha 9 deri 13 gradë është temperaturë optimale. Më ftohtë se kaq humb shijen në tërësi, andaj do të shijoni vetëm ftohtësirën.
Për verërat e bardha të ëmbëltuara temperatura optimale është nga 10 në 12 gradë.
– Nëse vërtet dëshironi të kënaqeni me shijen, pijet duhet t’i mbani në temperaturë diç më të ulët se temperatura e dhomës, në të kundërtën humbin shijen.
Mesatarja e sotme është 21 gradë – thotë Alvaro Diaz, ekspert i pijeve.
Vera e kuqe dhe brendi duhet të mbahen në temperaturë nga 15 deri në 18 gradë, ndërkaq shampanja nga 8 deri në 10.
Supozohet që njerëzit vetëm birrën e mbajnë në temperaturë optimale nga 6 deri në 8, mirëpo kjo është vetëm për shkak që njerëzit nuk pinë birrë për shkak të shijes së shkëlqyeshme, konsideron Diaz, por dëshirojnë diç më freskuese seç është uji.
Kësaj i shton edhe që birrën nuk duhet ta pimë kur jemi të etur, sepse nuk është e mirë për fytin.
Më parë duhet pirë ujë, pastaj alkool. Hulumtuesit me shaka theksojnë që temperatura optimale për xhin dhe vodkë është 2 gradë, sepse atëherë kurrfarë shije nuk do të shijojmë.
Bashkë me këtë, është treguar edhe që pijeve në ambalazh qelqi u nevojiten dyfish më shumë që të ftohen sesa atyre në kanoçe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian