LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Ademi: Prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Ndonëse është paraparë bojkot i mësimit, ministri i Arsimit, Arbër Ademi për “TV21” thotë se prindërit të hënën duhet t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

“Të hënën është dita e parë mësimore, është ditë feste dhe e rëndësishme posaçërisht për ata që për herë të parë regjistrohen nëpër shkolla, nuk ka kushte për grevë dhe ne do të gjejmë zgjidhje”, thotë Ademi.

Ademi kërkoi edhe nga udhëhqësitë e shkollave fillore dhe të mesme që të bëjnë përgatitjet e duhura që të fillojë procesi arsimorë në mënyrën më të mirë të mundshme.