LAJMI I FUNDIT:

Ia dhunuan e më pas masakruan nënën në luftë, Sefedin Mziu i zhgënjyer nga drejtësia

Ia dhunuan e më pas masakruan nënën në luftë, Sefedin Mziu i zhgënjyer nga drejtësia

Pos të pagjeturve, Serbia nuk ka dhënë përgjegjësi edhe për shumë vrasje që ka bërë në Kosovë. Një ndër ta, është edhe nëna e Sefedin Mziut, që rrëfen momentet se si forcat serbe ia dhunuan dhe masakruan nënën në luftën e fundit.

Sefedin Mziu e ka nga nëna e tij një kujtim vetëm një foto. E krejt çka kujton nga ajo, është imazhi kur ai ishte vetëm dy vjeçar.  Edhe pas njëzet viteve, për Sefedinin dhimbja ende vazhdon të jetë e madhe.

“Kam në dorë një vërtetim që thuhet se Nazmije Adem Mziu e lindur në Mitrovicë, në moshën 35 vjeçare gjatë luftës është masakruar. Është cekur shumë mirë se është prerë, i është hequr koka pasi që ishte dhunuar nga paramilitarët serb”, rrëfen i trishtuar Sefedin Mziu për fatin e së ëmës.


Me tërë këto emocione e dhimbje, Mziu vazhdon të rrëfejë se si forcat serbe masakruan nënën e tij.

“Rasti ka ndodhur brenda shtëpisë së Kamer Ademit në lagjen “Ilirida” në Mitrovicë. Vlen të theksohet se incizimi është bërë nga KMDLNJ-ja. Trupi i pajetë i Nazmijes ka qenë me duar dhe këmbë të lidhura”, tregon më tej Sefedin Mziu, përcjell Telegrafi.

Sefedin Mziu ka thënë se është i zhgënjyer me punën e institucioneve vendore, teksa kërkon me ngulm që drejtësia të vihet në vend.

“Unë jam totalisht i zhgënjyer nga ky vend e këto vendime…Unë detyrohem të shkojë në Gjykatën e Strasburgut për të ditë kur ma ka vrarë e grirë nënën. A nuk është keç kjo a?”, shprehet më tej Sefedin Mziu.

Mbi 13500 njerëz, llogaritet të jenë vrarë në luftën e fundit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori