LAJMI I FUNDIT:

Tortevski: Kur isha këshilltar në PSP, më është ofruar ryshfet

Tortevski: Kur isha këshilltar në PSP, më është ofruar ryshfet

Avokati Aleksandar Tortevski për revistën javore “Fokus” zbulon se atij iu ofrua ryshfet kur ishte këshilltar në Prokurorinë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me atë nëse ryshfeti iu ofrua për ndonjë rast në PSP, ai u përgjigj:


“Po, dhe e paraqita në PSP. Tani më vjen keq që nuk kam konfirmimin, po përpiqem ta marr, por ka një problem sepse tani nuk ka kush ta aprovojë sepse Katica është në paraburgim. Përndryshe, mua më janë ofruar para të mëdha – pesëdhjetë mijë euro”, deklaroi Tortevski

Ai e paraqiti këtë rast te shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, e cila aktualisht është në paraburgim për shpërdorim të pushtetit dhe përfshirje në rastin “Haraçi”./Telegrafi/