LAJMI I FUNDIT:

Bleu 20 mijë euro makinën që nuk ekzistonte, greku lidh mashtruesin

Bleu 20 mijë euro makinën që nuk ekzistonte, greku lidh mashtruesin

Një burrë ka vendosur të bëhet për një ditë polic dhe të arrestojë njeriun që e mashtroi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gerakas në Greqi.

Sikundër dhe mund të shikoni, fotot e marra nga astinomiko.gr tregojnë arrestimin e burrit, i cili dyshohet se i kishte premtuar se do ti shiste një veturë për 20 mijë euro.


Blerësi i ardhshëm e kuptoi që diçka nuk ishte në rregull dhe se ai po rrezikonte paratë e tij për një makinë që nuk do ta shihte kurrë. E megjithatë ai nuk i kurseu paratë.

Shitësi i rremë kishte me vete një bashkëpunëtor të panjohur, të cilit ia dha paratë. Ai u zhduk por viktima e mashtruar arriti të bllokojë shitësin.

“Kishte pasur telefona, biseda, takime për të parë makinën që do të blinte por gjithnjë kishte një pengesë në minutën e fundit. Përfundimisht, blerësi i ardhshëm u takua me shitësin në një rrugë në Gerakas për të paguar dhe marrë makinën që nuk ekzistonte. Kur e kuptoi që ishte viktimë mashtrimi, ai arriti ta ndalonte shitësin dhe t’ia lidhte njërën dorën në kangjellat e një gardhi metalik në anë të rrugës” raportojnë mediat.

Burri më pas njoftoi policinë e cila vuri në pranga mashtruesin. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori