LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet “Shkamat”, shfaqja që tregon historinë e qiftit që kërkon birin e zhdukur

Shfaqet “Shkamat”, shfaqja që tregon historinë e qiftit që kërkon birin e zhdukur

Shfaqja teatrale “Shkamat”, në regji të regjisorit të njohur kosovar, Fadil Hysajt dhe me mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, u shfaq para një audience të përzgjedhur dje në prag të Ditës Ndërkombëtar të të Zhdukurve.

Audiencën e përbënin politikanë e diplomatë të nivelit më të lartë, familjarë të atyre që janë zhdukur në lidhje me konfliktin e armatosur në Kosovë dhe anëtarët e familjes së Kryqit të Kuq.


Sipas një komunikate të KNKK, shfaqja e paraqiti, nga një këndvështrim unik, jetën e një çifti të martuar që orvatet të përballet me realitetin e hidhur të të birit të tyre të zhdukur.

“Duke iu drejtuar audiencës para shfaqjes, shefi i Misionit të KNKK-së në Prishtinë, Agim Gashi, tha: “Ju kemi ftuar këto sot që t’i jetojmë – nëpërmjet aktorëve që do të aktrojnë në këtë skenë sonte – jetët e atyre nënave që ende refuzojnë të pranojnë se bijtë dhe bijat, burrat dhe vëllezërit apo motrat e tyre mund të mos kthehen dhe jetët e atyre burrave që po e investojnë tërë qenien e tyre për t’i ngushëlluar ato, dhe vetveten.” Përveç shfaqjes teatrale, KNKK-ja e ka publikuar edhe një video animacion për ta vetëdijesuar shoqërinë për vuajtjet e familjarëve të dashurit e të cilëve janë zhdukur gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Më shumë se 6000 njerëz i janë raportuar KNKK-së si të zhdukur si rrjedhojë e konfliktit të armatosur të viteve 1998–1999 në Kosovë. Procesi i kërkimit ka sjellë rezultate, të cilat ua kanë mundësuar familjarëve të më shumë se 4400 njerëzve që të gje jnë ngushëllim, por kjo i ngushëllon pak 1653 familje që ende jetojnë në paqartësi”, thuhet në komunikatë.

Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, ish-palët në konflikt e bartin përgjegjësinë kryesore për të ofruar informata për fatin dhe vendndodhjen e njerëzve që janë zhdukur në territoret që janë nën kontrollin e tyre. I njëjti ligj e mbron të drejtën e patjetërsueshme të familjarëve për të ditur për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori