LAJMI I FUNDIT:

Koalicionet parazgjedhore, asnjë i regjistruar në KQZ

Koalicionet parazgjedhore, asnjë i regjistruar në KQZ

Partitë politike sot kanë afatin e fundit për të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, koalicionet e tyre.

E kur kanë mbetur 12 orë deri në përmbylljen e këtij afati, deri më tash asnjë parti nuk e ka bërë regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.


“Deri në këtë kohë nuk kemi pranuar ndonjë deklarim të partive politike për Koalicion. Ashtu siç kemi njoftuar, ky afat përmbyllet sonte, në orën 24:00”, ka thënë Elezi.

Partitë politike të cilat nuk njoftojnë se do të garojnë në zgjedhje si pjesë e koalicionit, ato nuk mund të aplikojnë për koalicion pas këtij afati.

Kujtojmë se deri tash janë arritur vetëm dy koalicione ai në mes të AAK-së dhe PSD-së si dhe koalicioni tjetër NISMA-AKR.

Në diskutime për arritjen e një koalicioni të mundshëm, vazhdojnë të jenë LDK e VV, por sipas deklaratave të bëra nga zyrtarë të të dyja partive një gjë e tillë ka gjasa të ndodhë pas zgjedhjeve.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme qendrore pritet të hapet më 25 shtator dhe të zgjasë deri më 4 tetor, ndërsa qytetarët do të dalin për t’ia hedhur votën të prefruarëve të tyre më 6 tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori