LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, për rritjen e pagës deri në 100 euro kontributet do të paguhen nga shteti

Maqedoni, për rritjen e pagës deri në 100 euro kontributet do të paguhen nga shteti

Qeveria e Maqedonisë planifikon të vendosë masë që do të subvencionojë rritjen e pagave të punëtorëve. Masa do të vlejë për secilën rritje të pagës deri në 100 euro neto ndërsa kontributet do t’i paguajë shteti.

Qeveria planifikon që kjo masë të nisë më 1 tetor të këtij viti. Më konkretisht, nëse një punëtor merr pagë neto 20.000 denarë dhe punëdhënësi vendos që t’i rritet paga për pesë mijë denarë, kontributet për sigurim pensional, shëndetësor dhe social për këtë rritje do t’i paguajë shteti. Punëdhënësi do të paguajë tatimin personal të rritjes së pesë mijë denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga LSDM janë të mendimit se në këtë mënyrë do të legalizohen një pjesë e pagave që deri tani paguhen në dorë, pa mbushur fondin pensional dhe shëndetësor.

Sipas analizave, në vjet për këtë masë pritet të ndahen rreth 40 milionë euro nga buxheti shtetërore.

Për tremujorin e fundit të këtij viti planifikohet që paratë të sigurohen me ribalancin e buxhetit që duhet të ndodhë gjatë këtyre javëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori