LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestohet para Këshillit Shtetëror të Cilësisë, shkak mos rritja e numrit të studentëve të rinj në Fakultetin e Mjekësisë

Nesër protestohet para Këshillit Shtetëror të Cilësisë, shkak mos rritja e numrit të studentëve të rinj në Fakultetin e Mjekësisë

Vendimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që numri i studentëve të rinj të rritet në Fakultetin e Mjekësisë, nuk është zbatuar.

Në shenjë pakënaqësie ndaj mos zbatimit të këtij vendimi të MASHT-it, nesër do të protestojnë një grup nxënësish, të cilët kanë aplikuar në Fakultetin e Mjekësisë.

Nxënësi, Plaurat Krasniqi konfirmoi për Telegrafin se protesta do të fillojë në ora 10:00, dhe do të mbahet para Këshillit Shtetërorë të Cilësisë.


“Ne kemi mbajtur takim me ministrin e Arsimit, prorektorin, prodekanin dhe të gjithë të tjerët përveç me Këshillin Shtetërorë të Cilësisë, të cilët nuk kanë pranuar të takohen me ne. Prandaj, nesër do të protestojnë para KSHC-së, për arsye se të gjithë mekanizmat janë shprehur të gatshëm të rritet numri i studentëve të rinj në Fakultetin e Mjekësisë, përveç KSHC-së, e cila po i thyen rregullat sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në vendimin të cilin e kishte marrë ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, thuhej se numri i studentëve do të rritej në Mjekësinë e Përgjithshme, prej 150 studentë sa ka aktualisht, të rritet edhe për 75 studentë të rinj; Infermieri prej 50 studentë sa ka aktualisht, të rritet edhe për 59 studentë të rinj.

Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë lë në rrugë 75 nxënës, të indinjuar thonë se do ta braktisin Kosovën
Lexo po ashtu Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë lë në rrugë 75 nxënës, të indinjuar thonë se do ta braktisin Kosovën

Kurse, këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) në mbledhjen e datës 26 korrik, kishte vendosur që të mos rritet numri i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, kështu duke e hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për këtë çështje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori