Vendimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që numri i studentëve të rinj të rritet në Fakultetin e Mjekësisë, nuk është zbatuar.
Në vendimin të cilin e kishte marrë ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, thuhej se numri i studentëve do të rritej në Mjekësinë e Përgjithshme, prej 150 studentë sa ka aktualisht, të rritet edhe për 75 studentë të rinj; Infermieri prej 50 studentë sa ka aktualisht, të rritet edhe për 59 studentë të rinj.
Por ky vendim i ministrit Bytyqi është kundërshtuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, të cilët edhe kanë vendosur që të mos ketë rritje të studenteve të rinj që do të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë.
E gjithë kjo situatë mes Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Ministrisë së Arsimit, ka bërë që tek nxënësit të krijohet një konfuzion mes asaj se a do të ketë rritje apo jo të numrit që pranohen në Fakultetin e Mjekësisë.
Nxënësja Gresa Berisha, është shprehur e zhgënjyer nga kjo situatë.
Ajo ka thënë se ka dy javë që janë duke pritur një përgjigje nëse do të ketë rritje apo jo të numrit të studentëve të rinj.
“Studentët iu kanë drejtuar disa herë Ministrisë së Arsimit dhe Dekanatit , puna ka shkuar si zhagazi pasi që vendimin kryesor ka pasur për ta marrë Këshilli Shtetëror i Cilësisë, si lajm i 26 korriku thotë se KSHC-së shkaku i një vote ka marrë vendim që të mos rritet numri i studentëve. Por në anën tjetër studentëve iu është thënë se Ministria e Arsimit është këmbëngulës dhe që vendimi duhet marrë dhe studentët të pranohen. Sipas Ministrisë duhet vetëm miratimi i Rektoratit dhe Dekanatit, dhe dekanja është në pushim dhe ne po presim për një përgjigje”, ka thënë Gresa Berisha për Telegrafin.
Sipas saj gjatë kësaj periudhe iu është shkaktuar stres i madh.
“Për dallim nga vitet tjera këtë vit është ulur numri i studentëve, mbi 300 studentë e kanë kaluar pragun e kanë plotësuar kushte, suksesin me pesshe, pikët e mjaftueshme. Performancat janë të mjaftueshme që të pranohen”, tha ajo.
Nxënësja Berisha, po ashtu ka thënë se do t’i tërheq dokumentet nga Fakulteti i Mjekësisë, dhe se do të aplikojë për infermiere në Gjermani.
Në profilin e saj zyrtar në Facebook, ajo ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar që do ta braktisë Kosovën, por që vështirësitë që po i has ajo për studime janë të pakalueshme.
I dëshpëruar me numrin e studentëve të cilët do të pranohen këtë vit në Fakultetin e Mjekësisë, është shprehur edhe nxënësi tjetër, Pleurat Krasniqi.
Për Telegrafin ai ka thënë se përveç që nuk ka pasur rritje të numrit të studentëve të ri, këtë vit madje është zvogëluar numri.
“Ne kur kemi aplikuar në Fakultetin e Mjekësisë kemi menduar se numri është 150 ashtu siç ka qenë çdo vit. Këtë vit e kanë ul numrin në 125 vende, dy ditë para provimit pranues ka dalë një vendim i Ministrisë, që Dekanati, Rektorati dhe Ministria e Shëndetësisë që të rritet numri në Fakultetin e Mjekësisë, puna që kanë nënshkruar marrëveshje me 12 mijë studentë që t’i dërgojnë në Gjermani edhe për shkak se Kosova ka nevojë për doktorë kosovarë, gjatë këtyre ditëve ka dalë edhe një problem që Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk ka dashtë që të rritet numri , por çdo vit ka qenë numri 125, por Fakulteti nuk i ka dëgjuar dhe e ka bërë 150 pa marrë vendimin e KSHC-së”, tha ai.
Krasniqi tha se kanë marrë premtime nga Ministria për rritjen e numrit, që të bëhet 225 së bashku me minoritete por që deri tani nuk kanë asgjë të sigurt.
Telegrafi, ka provuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë se çfarë do të ndodhë me vendimin e marrë për rritjen e numrit të studentëve, mirëpo ata nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë.
Ndryshe, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) në mbledhjen e datës 26 korrik, ka vendosur që të mos rritet numri i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, kështu duke e hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për këtë çështje.
Për këtë pikë votuan katër anëtarë për dhe tre kundër, ndërsa prezent ishin shtatë anëtarët nga nëntë gjithsej.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi javën e kaluar kishte miratuar kërkesën e Senatit të Universitetit të Prishtinës për rritjen e numrit të studentëve të rinj në Fakultetin e Mjekësisë, për vitin akademik 2019/2020 në nivelin Bachelor, por se këtë vendim e kishte kritikuar Këshilli Shtetëror i Cilësisë duke e quajtur ndërhyrje politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025