LAJMI I FUNDIT:

Thirrjet e Nënave: Na lini të marrim pjesë në bisedime dhe t’i kërkojmë të dashurit tonë nga Serbia

Thirrjet e Nënave: Na lini të marrim pjesë në bisedime dhe t’i kërkojmë të dashurit tonë nga Serbia

Thirrjet e Nënave kanë mbajtur sot tryezën “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të të pagjeturve, peng i bisedimeve Kosovë-Serbi”. Aty u tha që është koha e fundit të zbardhet fati i personave të pagjetur. Familjarët kërkuan nga institucionet përgjegjëse, vendore e ndërkombëtare që të vendosin kushte për Serbinë.

Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova tha se nuk e kanë të lehtë që 20 vjet të bredhin rrugëve dhe të trokasin në secilën derë për t’i treguar botës krimet makabre që kanë ndodhur.

Ajo tha se adresa dihet, është Serbia, e cila siç tha ajo i ka të dokumentuara me emër e mbiemër secilin të zhdukur.


“Ku ka ma keq se në shtëpinë tënde mos me qenë e qetë, kriminelët na rrëmbyen më të dashurit tanë pa dallim moshe e gjinie, i rrëmbyen i vranë e i zhdukën”, tha Kumnova.

Ajo pati një kërkesë për institucionet.

“Nëse ju nuk mund të vendosu kushte në bisedime, na lini ne familjarët të marrim pjesë në bisedime dhe t’ia themi troç Serbisë”, tha ajo.

Kumnova tha se janë të indinjuar duke pritur tash e 20 vjet.

“Jemi shumë të indinjuar, të saktësuar 20 vjet, 20 vjet shpija thatë, shtrati thatë, pa fëmijë, e vështirë, kemi shumë nëna që kanë humbur krejt familjen në Gjakovë ski, janë krejt ka 4,5,6 të arrestuar e të zhdukur”, tha ajo.

E Jahja Lluka, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj tha se nuk kanë se me çka të lavdërohen në këtë proces.

“Nuk kemi me çka me u lavdu, është arritur një sukses në zbardhjen e fatit më i cilit regjion, po është gabim me quajtur sukses derisa i kërkojmë edhe 1666, nuk mundemi me u krekosë”, tha ai.

Lluka tha se gabimi është bërë në Bruksel që është biseduar për tema të tjera e jo për të pagjeturit.

“Gabimi është bërë në Bruksel, nuk është dashtë me biseduar për disa tema e janë kryer me përfundimin e luftës? Kosova e ka fituar lirinë, është deshtë me bisedu për dëmet e luftës, për të zhdukurit”, shtoi Lluka.

Ai tha se dihet ku janë njerëzit e zhdukur.

Sipas tij, Serbia nuk është e interesuar të zbardh fatin e personave të pagjetur.

E koordinator për çështjen e personave të zhdukur për Ballkanin perëndimor, Fabiano Bourdier tha se në vitet e fundit në Kosovë dhe gjithë rajonin ka më pak rezultate në gjetje.

“Përpjekja e përbashkët duhet të vazhdojë sepse ka më shumë se 10 mijë persona të pagjetur në Ballkanin Perëndimor. Fatkeqësisht në 5-7 vitet e fundit në Kosovë dhe gjithë rajonin gjithnjë e më pak familjet marrin përgjigjet për fatin e më të dashurve, si mungesë e informacioneve, gjë që rezulton me më pak gërmime”, tha ai.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj tha se qëllimi kryesor i institucioneve duhet me qenë, kërkimi, gjetja, identifikimi dhe dorëzimi i mbetjeve mortore në mënyrë që familja të përfundojë ankthin e dy dekadave.

“Komisioni ka bërë përpjekje që në ketë proces të koordinojë aktivitetet me të gjitha institucionet, që politika ta ndihmojë e ta mbështesë jo ta politizojë çështjen”, tha ai.

Para familjarëve të të pagjeturve ka folur edhe Arsim Gërxhaliu nga Mjekësia Ligjore, i cili tash e dy dekada punon në këtë çështje.

Ai tha se para institucioneve qëndron një punë e madhe.

“Duhet të kërkohen rastet që nuk e dimë ku i kemi. Po flas për aspektin e mjekësisë ligjore, ku mund të them një lajm të mirë që javën e kaluar përfundoi procesi i pastrimit dhe konservimit të rrobave. Të njëjtat janë të paketuar në lokacionet që i ka gjetur komisioni qeveritar, zotëri Lluka”, tha ai.

Ftesës së nënave gjakovare nuk i është përgjigjur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, me arsyetimin se ka tjetër agjendë për sot./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori