Në prag të vitit të ri shkollor që pritet të nisë javën e ardhshme, Petrol Company sot gëzoi fëmijët e SOS fshatit në Prishtinë duke dhuruar 100 çanta shkollore së bashku me material shkollor.
Megjithëse për të plotësuar në tërësi kërkesat e fëmijëve duhen edhe 200 çanta të tjera, ky veprim i Petrol Company u tha se është një shembull që duhet të ndiqet edhe nga kompanitë e tjera.
Teuta Shala-Nazifi, menaxhere në Petrol Company, tha se përpos shpërndarjes së 100 çantave shkollore, sot do të vizitohet edhe një tjetër familje ku do të dhurohen çanta për 16 fëmijë të tjerë.
Por dhurimi i çantave nuk është gëzimi i vetëm për këta 16 fëmijë, pasi Petrol Company së shpejti do të nisë ndërtimin e shtëpisë për të njëjtën familje.
“Siç po e shihni i kemi gëzuar këta fëmijë pa masë, edhe kjo ka qenë edhe qëllimi ynë t’i gëzojmë fëmijët. Ne të gjithë kemi qenë fëmijë dhe e dimë çka është t’i gëzohemi një dhurate të tillë një çante të bukur të na blejë dikush, prandaj edhe iniciativa e Petrol Company ka qenë pikërisht kjo. Shpresoj që do t’ju shkoj viti mbarë, patjetër kur fillon diçka e mirë patjetër që do të përfundojë mirë. Ne aktiviteteve të tilla nuk do t’ju ndalemi do të vazhdojmë edhe më tutje, sot kemi bo edhe një përzgjedhje të një familje tjetër që do të bëhet me shtëpi, do ta vizitojmë patjetër sot, i ka 16 fëmijë dhe do t’i gëzojmë me çanta edhe ata fëmijë. Aktivitetet tona nuk do të ndalen… patjetër që do të vazhdojmë me këto aktivitete.. kanë qenë 100 çanta që i kemi sjellë këtu, një pjesë është për fëmijët që qëndrojnë këtu ndërsa pjesa tjetër shkon për familjet që do të vijnë t’i marrin çantat këtu, do të thotë për ato familje që kanë më shumë fëmijë”, tha ajo.
Aktualisht janë 50 fëmijë të cilët jetojnë në SOS fshatin në Prishtinë, si dhe 600 të tjerë të cilët mbështeten jashtë këtij fshati.
Përgjegjësja për mbledhjen e fondeve në SOS fshati, Albana Zogu Morina, falënderoi Petrol Company për donacionin e sotëm, ndërsa shtoi se për t’u plotësuar në tërësi nevojat duhen edhe 200 çanta të tjera.
Ajo uroi që shembulli i Petrol Company të ndiqet edhe nga kompanitë e tjera dhe kështu të ndihmohen fëmijët e SOS fshatit.
“Në emër të SOS fshatrave të fëmijëve në Kosovë, dëshirojmë të falënderojmë Petrol Company për angazhimin dhe përkushtimin e tyre… kjo nuk është hera e parë që kanë ndihmuar SOS fshatrat në çdo vit kemi një bashkëpunim në fushatën e kartolinave dhe kjo është vetëm një nismë drejt përkrahjes tonë meqë ne jemi organizatë që varemi kryekëput nga donacionet…ne si organizatë mbi 50 fëmijë të cilët jetojnë këtu dhe mbështesim afër 600 fëmijë të cilët janë në rrezik…aktualisht ne kemi pranuar 100 çanta nga Petrol Company falënderojmë shumë kompaninë mirëpo natyrisht që për ne si organizatë janë të nevojshme edhe diku rreth 200 çanta të tjera në mënyrë që t’i plotësojmë nevojat e të gjithë fëmijëve ndaj edhe shfrytëzojë rastin që iniciativës së Petrol Company t’i ftojë kompanitë tjera që t’i bashkëngjiten iniciativës”, tha ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Petrol Company iu gjendet në ndihmë fëmijëve të SOS fshatit, por edhe atyre që kanë më së nevojë duke iu ndërtuar edhe shtëpi dhe duke i ndihmuar me pako ushqimore.
Artikull i Sponsoruar
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?