Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkarkuar drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj.
Haskuka në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se vendimi për shkarkimin e tij është marrë për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie.
Ai thotë se nga drejtori ka kërkuar që t’i respektojë rregullat që burojnë nga ligjet, në mënyrë që të ketë një proces të drejtë dhe të ligjshëm në përzgjedhjen e mësimdhënësve.
Postimi i tij i plotë:
Njoftim për qytetarë dhe media
Dje para përfundimit të orarit të punës, kam marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit z. Gani Gërmizaj, për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie.
Komisionet intervistuese, të themeluara me vendim të drejtorit, nuk kanë qenë në përputhje me ligjin për shkak se, sipas ligjit mbi arsimin parauniversitar dhe udhëzimin administrativ, ndër të tjera në komisionet përzgjedhëse një nga anëtarët duhet të jetë drejtori i shkollës përkatëse. Ky është interpretimi ligjor nga Drejtoria e Inspektoratit të Arsimit dhe Departamenti Ligjor pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga të cilët kam kërkuar interpretim ligjor, si pasojë e shumë ankesave që kam pranuar lidhur me konkurset e fundit.
Nga drejtori kam kërkuar që t’i respektojë regullat që burojnë nga ligjet, në mënyrë që të kemi një proces të drejtë dhe të ligjshëm në përzgjedhjen e mësimdhënësve. Përkundër kërkesës sime ai nuk ka ndërmarrë këtë veprim, andaj me keqardhje më është dashur qtë ndërmarrë masën e fundit, shkarkimin e tij.
Sistemin e arsimit të cilin e kemi trashëguar ka qenë në gjendje të keqe, gjë që kërkon shumë angazhim dhe punë prej të gjithë akterëve në mënyrë që fëmijëve tanë t’iu ofrojmë shkollim cilësor. Prandaj së shpejti do të kërkoj formimin e komisioneve të reja, në mënyrë që të kemi një proces të mirëfilltë në përzgjedhjen e mësimdhënësve.
Si kryetar unë do të bëj të pamundurën që arsimin ta kthejmë në binarë të zhvillimit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?