LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari i gjetur i vdekur në Itali, policia jep detajet

Shqiptari i gjetur i vdekur në Itali, policia jep detajet
Foto: Ilustrim

Ende nuk ka detaje për shqiptari e gjetur të pajetë brenda një makine, një ditë më parë në Itali. Policia nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje. Raportohet se 27-vjeçari është një person me precedent penal në të kaluarën.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që pikasën trupin e pajetë të Serxho Veizit, brenda automjetit tip “Volkswagen Polo”, ngjyrë gri, i parkuar në rrugën që lidh Ugenton me Casaranon. Pranë trupit të shtrirë në ulsen e pasagjerit, plot gjak, ishte edhe arma me të cilën dyshohet se u krye akti kriminal.


E pamundur, të paktën për momentin, të thuhet një gjë e tillë. Hetuesit e Komisariatit Taurisano janë akoma në kërkim të provave, për të kuptuar nëse ky ishte një gjest ekstrem nga 27-vjeçari, banor i provincës së Barit, i cili donte t’i jepte fund jetës së tij, apo nëse dikush tjetër ka hapur zjarr. Në këtë ngjarje ka shumë pika të paqarta. Trupi i pajetë ndodhet në morg dhe do të jetë mejku ligjor ai që do të përcaktojë nëse bëhet fjalë për vetëflijimi apo vrasje.

I riu shqiptar gjendet i vrarë brenda në makinë në Itali
Lexo po ashtu I riu shqiptar gjendet i vrarë brenda në makinë në Itali

Sipas medieve fqinje, thuhet se Serxho Veizi ka qenë një person me precedent penal. 27-vjeçari raportohet se ka pasur një të kaluar, të lidhur me trafikun dhe tregtimin e drogës. Por ajo që e ngatërron të gjithë këtë histori, është arma e gjetur pranë trupit të viktimës. Pse do të duhej që vrasësi të largohej prej pistoletës? /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori