LAJMI I FUNDIT:

Pesë të dyshuar për shpërthimin e zjarrit në rrethinën e Velesit

Pesë të dyshuar për shpërthimin e zjarrit në rrethinën e Velesit

Në lidhje shpërthimin e zjarrit në territorin e Velesit, Prokuroria Themelore Publike Veles ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurave hetimore kundër një personi juridik përgjegjës dhe kundër katër punëtorëve të angazhuar për kryerjen e punëve për nevojat e personit juridik.

Pas procedurës së shkurtuar do të ndiqet edhe personi juridik-kompania ndërtimore që ka angazhuar të dyshuarit. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer nga shkëndijat e shpërndara nga aparati lëmues. Shkëndijat ndezën kullotat përreth, dhe flakët pastaj u përhapën në mënyrë të pakontrollueshme dhe u bënë të mëdha, dhe një zonë e madhe pyjore është djegur.

Duke marrë parasysh që bazat ligjore janë përmbushur, prokurori publik kompetent i paraqiti gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Veles një propozim për masën e paraburgimit për personin përgjegjës dhe punonjësin që ka punuar me aparatin lëmues në momentin kritik. Për dy të dyshuarit e tjerë është dhënë masa e kujdesit./Telegrafi/