Seriali i famshëm “La Casa de Papel” njoftoi pak ditë më parë se ka përfunduar xhirimet e sezonit të katërt.
Tashmë, faqja zyrtare e serialit më të shikuar të “Netflix”, në Instagram ka zbuluar edhe një nga befasitë më të këndshme që ka rezervuar për shikuesit në sezonin e katërt.
Bëhet pjesë për futbollistin e famshëm brazilian, Neymar, i cili do të jetë pjesë e kastit të aktorëve në sezonin e ri të “La Casa de Papel”, shkruan e përditshmja spanjolle 20 minutos, transmeton Telegrafi.
Futbollisti i lindur në vitin 1992, në nëntorin e kaluar ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi ku shfaqej me kostumin e kuq të hajdutëve, dhe maskën e tyre karakteristike në fytyrë.
Duket se ai paska qenë duke paralajmëruar që tashmë do t’i futet edhe rrugës së aktrimit, dhe atë do ta bëjë në një prej serialeve më të ndjekura të dekadës.
https://www.instagram.com/p/B1rHsrFATGt/
Prodhimi Spanjoll, i cili trajton temën e një bande hajdutësh gjatë disa vjedhjeve, theu rekordet e audiencës me sezonin e tretë, me më shumë se 34 milionë shikues në të gjithë botën gjatë shtatë ditëve pas premierës së tij.
Skenat e lojtarit brazilian, i cili do të shfaqet për herë të parë në seri, janë xhiruar në fillim të vitit.
Neymar është vetëm një nga emrat në listën e të famshëmve të infektuar nga ethet e “La casa de Papel”: përveç futbollistit, shkrimtari Stephen King , fituesja i Eurovision 2018, Netta, janë disa nga merat që kanë treguar se janë shumë të lidhur me këtë serial, dhe do të pranonin të luanin në një ndonjë prej episodeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bebe Rexha flet për ndarjen nga ish-i dashur pas tri vitesh: Ishte shumë e vështirë, më duhej të shkoja në psikoterapi
Dokumentari për një nga skandalet më të mëdha seksuale në histori është aktualisht më i shikuari në Netflix
Rita Ora shfaq barkun e saj të tonifikuar në një video, përmes së cilës paralajmëron këngën e saj të re këtë verë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251