Prokuroria Speciale heton kontratën për ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë
Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për kontratën e ndërtimit të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, apo e njohur në gjuhën teknike si “Kontrata për ndërtimin e auto-udhës A7.1 – Kryqëzimi në disnivel A6/A7.1 (Banullë) – Dheu i Bardhë”.
Lajmi është dhënë nga Lëvizja FOL e cila thotë se ka pranuar vendimin e institucionit të Avokatit të Popullit, përmes së cilit thuhet se ky institucion i ndërprenë hetimet pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria Speciale.
Kjo rrjedh si rezultat i paraqitjes së ankesës nga ana e Lëvizjes FOL për mos ofrim të disa dokumenteve të kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, gjegjësisht mos ofrimin e Planit të Menaxhimit të Kontratës, të cilën tashmë dihet se nuk e posedon kjo ministri.
Lëvizja FOL thotë se mirëpret hetimet e filluara nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë kontratë.
“FOL që nga viti i kaluar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka kërkuar të gjithë dosjen e kësaj kontrate, mirëpo përveç një pjese të dokumentacionit që na ishte ofruar pjesa tjetër, siç na kanë informuar zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk ekzistonte. FOL në vazhdimësi kishte ngritur shqetësimin për parregullsitë me të cilat ishte lidhur kjo kontratë dhe për me tepër si ishte e mundur të ndërtohet një auto-udhë pa pasur Planin e Menaxhimit të Kontratës”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Fol.
Lëvizja FOL beson që Prokuroria Speciale do t’i dërgojë hetimet deri në fund për të vërtetuar shkeljet eventuale të cilat mund të jenë shkaktuar nga Ministria e Infrastrukturës në kuadër të procedurave për ndërtimin e autoudhës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje