LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për personin që nuk i dha ndihmë viktimës jeta e të cilit ndodhej në rrezik

Një muaj paraburgim për personin që nuk i dha ndihmë viktimës jeta e të cilit  ndodhej në rrezik

Gjykata Themelore në Pejë më saktësisht departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.A.

Sipas njoftimit për media ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.08.2019, në ora 12:20, në Pejë, nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhet në
rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa e rrezik të madh për vetën apo tjetrin.

“Ky mosveprim ka rezultuar me vdekjen e personit të akuzuar në atë mënyrë që pasi që i pandehuri ishte takuar me viktimën për të pirë kafe, e me të cilën kishte bashkëjetuar për tre muaj në fillim të vitit 2019, të njëjtën e kishte marrë me veturë dhe derisa asaj i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore në veturën e tij, e ndal veturën në një trotuar dhe ik nga aty duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme e ndërkohë viktima gjendet e vdekur në atë vend. Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës. Të pandehurit R.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, theksohet në njoftim.


Ndër të tjera në njoftim thuhet se kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori