Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
“Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka përuruar pajisjen e re të Laparaskopit, e cila ka munguar në këtë klinikë në tri vitet e fundit.
Me këtë pajisje, e cila ka kushtuar 86 mijë euro, profesionistët shëndetësorë do të kenë mundësi që të realizojnë intervenime kirurgjike me prerje minimale përmes videokamerës të instaluar në të”, thuhet në njoftimin për media.
Intervenimet me Laparaskop ngrisin cilësinë dhe sigurinë e intervenimit, si dhe shkurtojnë kohën e shërimit të pacientit duke zvogëluar në masë të madhe komplikimet post operative.
Gjatë përurimit të kësaj pajisje, ministri Ismaili tha se lufta kundër korrupsionit gjatë këtyre dy viteve ka krijuar mundësi të reja për investime në shëndetësi.
“Duke luftuar korrupsionin kemi rikthyer shpresën dhe besimin e qytetarëve në Institucionet Publike shëndetësore. Por, krahas kësaj kemi rikthyer edhe investimet. Jam shumë i lumtur që sot po përurojmë edhe një pajisje e cila i ka munguar klinikës së Gjinekologjisë për disa vite.”, ka thënë Ismaili.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, tha se me këtë pajisje pacientëve do t’u ofrohen shërbime moderne të Gjinekologjisë si në të gjithë botën.
“Kemi pasur mungesë të kësaj pajisje në tri vitet e fundit. Kjo është një pajisje shumë e mirëseardhur e cila na mundëson neve që të realizojmë operime moderne që bëhen sot në gjithë botën. Kjo është në të mirë të pacientëve pasi që shkurton kohën e shërimit për ta.”, ka thënë drejtori Jakup Ismaili.
Në Klinikën e Gjinekologjisë në dy vitet e fundit janë ndërruar shtretërit, janë dërguar një numër i madh i pajisjeve të reja si dhe janë transformuar sallat e operacionit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
VLEN: BDI dhe patericat e saj të humbur në të kaluarën, të izoluar në realitetin e sotëm
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!