Presidenti francez, Emmanuel Macron investoi shumë mund e kapital politik, që samiti i G7-shit në Biarritz të mos dështonte. Ftoi politikanë të paplanifikuar dhe vendosi tema të tjera në agjendën e ditës, për ta thyer formatin e skematizuar. Ai nuk donte të dilte si dështak. E, kësaj ia doli.
Macroni e nxori jashtë loje Donald Trumpin, presidentin kokëfortë që gjithmonë është kundër politikave për Iranin. Ky nuk është sukses i vogël, sepse Trumpi u tregua në Biarritz edhe një herë mik i keq, që e merrte si lojë të çorientonte mediat dhe vëzhguesit me politikën e tij tregtare. Nga ana tjetër, ankohej për mediat që raportonin, se ka tensione në samit. Nuk mjaftojnë të thuhen me fjalë manovrat, mungesa e përgjegjësisë dhe deformimet nga ana e Trumpit. Ai u soll si gjithmonë.
Presidenti francez e ftoi ministrin e Jashtëm iranian, Mohamed Dzhavad Sarif, dhe e nisi një iniciativë diplomatike. E bëri këtë para Donald Trumpit, që reagoi me zemërim dhe theksoi se linja e ashpër e ShBA-ve është strategjia e vetme e duhur. Macroni nuk u merakos shumë nga kjo dhe u takua personalisht me Sarifin për të parë mundësitë diplomatike për zgjidhje të reja. Shumë shpresa nuk mund të kesh në këtë drejtim por në situatën kur në sfond kërcënon një konflikt ushtarak, çdo impuls për zgjidhje paqësore është i mirëpritur. Kjo vlen sigurisht edhe për nënshkruesit evropianë të marrëveshjes atomike, të cilën presidenti amerikan vitin e kaluar e braktisi.
Edhe për djegiet e pyjeve në Amazonë, Macroni gjeti levën e duhur. Ai e kërcënoi në fillim presidentin brazilian, Jair Bolsonaro, me mos ratifikimin e marrëveshjes Mercosur (marrëveshja e tregtisë së lirë e BE-së me vendet e Amerikës Latine, shën. red.), nëse ai nuk do të ndalte zjarrvënien në mushkërinë e gjelbër të planetit. Në samit arriti të merrte premtime nga pjesëmarrësit e tjerë që t’i ofronin Brazilit e vendeve tjera përreth ndihma konkrete në shuarjen e zjarreve.
Presidenti francez tregoi se e ka metodën e duhur si duhet vepruar me populistët dhe anti-demokratët. Ai flet me të gjithë, por di të jetë i prerë. Kjo pati efekt tek Bolsonaro, sepse ai ndryshoi qëndrim, e dërgoi ushtrinë për të shuar zjarret. Sigurisht, duhet më shumë presion që presidenti brazilian të ndjek një politikë pro-mjedisore. BE, organizatat ambientaliste e në fund konsumatorët duhet të luajnë rolin e tyre nëse vjen puna tek një bojkotim i produkteve braziliane.
ShBA-ja nuk ishte e kënaqur që Macroni temën e klimës dhe djegiet në Amazonë i vuri në rend të ditës. Diplomatët nga samiti u shprehën se ShBA-ja ndjehej e mënjanuar në një kohë kur qeveria në Uashington ka treguar se vepron pa përgjegjësi në politikën e klimës dhe se gjithmonë duhet të vihet përpara nga vendet e tjera të G7-shit.
Presidenti francez me samitin e G7-shit tregoi se e zotëron zanatin politik dhe se do të jetë lideri drejtues i Evropës. Shumë iniciativa të rëndësishme, që nga tatimi mbi koncernet digjitale e deri tek politika e klimës kanë ardhur nga Parisi. Në anën tjetër, Gjermania nuk po luan rol të mirë. Duket se perëndimi politik i Angela Merkelit ka paralizuar edhe përvojën dhe vullnetin drejtues të kancelares. Dobësia e saj çon në ndërrimin e shtabit të BE-së. Që në zgjedhjen e presidentes së Komisionit Evropian, Macron po dominon. Tani po kthehet në liderin e fortë të Evropës, por duhet të ketë kujdes të mos marrë shumë flatra e të humbasë lidhjen me realitetin. Megjithatë pas këtij samiti të vështirë të G7-shit, mund të kesh ndjesinë se me Macronin je në duar të sigurta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj