Sfidat e qeverisjes së ardhshme më tepër do të lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare se sa me problemet e brendshme, thonë analistët politikë.
Sipas tyre qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme duhet të fokusohet në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Po ashtu, ata konsiderojnë se ekzekutivi i ri duhet të jetë shumë më stabil dhe me një përfaqësim prej më shumë se 75 deputetëve në Kuvend.
Heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është tema me të cilën qeverisja e ardhshme do të përballet që në fillim të mandatit. Për këtë çështje është bërë e zëshme edhe ambasada e SHBA-vë në Kosovë, thotë për Radio Kosovën njohësi i rrethanave politike Fadil Lepaja.
“Në fakt edhe sfida e qeverisjes së kaluar edhe e asaj që do të formohet pas zgjedhjeve është e njëjta, dhe ka të bëjë me tepër me marrëdhëniet ndërkombëtare sesa me problemet e brendshme që ka Kosova. Është sfida e dialogut dhe pengesat që janë vu në rrotëzat e mekanizmit të bisedimeve, qoftë duke e ndërruar subjektin, qoftë me përpjekje për me e ndërrua subjektin, qoftë me përpjekjen për me e blloku procedurën për procesin e bisedimeve”, ka theksuar Lepaja.
Qeveria e ardhshme, do të ballafaqohet me çështjen më kruciale në këto 20 vitet e pasluftës, siç është ratifikimi i marrëveshjes së mundshme Kosovë-Serbi, thotë analisti tjetër Fisnik Halimi. Sipas tij për t’u arritur kjo, do të duhej një qeveri stabile e cila arrin të ketë së paku 75 deputetë në Kuvend.
“Qeveria e ardhshme do t’i ketë së paku 75 deputetë të cilët vijnë nga 3 tabore të ndryshme dhe vetëm një qeveri e tillë do të mund të ishte e pranueshme për partnerët ndërkombëtarë si dhe do të mund të kryente detyrat të cilat Kosova i ka përballë në rrugën e saj, drejt subjektivitetit ndërkombëtar gjegjësisht drejt ulëses në OKB”, është shprehur Halimi.
Edhe Artan Muhaxhiri thotë se mbi qeverinë e ardhshme do të ketë presion ndërkombëtar pikërisht për çështjen e dialogut.
“Pritet që ndërkombëtarët të bëjnë presion shumë të madh në fituesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të krijohet një qeveri stabile, e cila do të mund t’i çonte përpara disa procese, siç është vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe përfundimi i këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm. Për këtë arsye, pritet që të gjitha presionet që do të vihen në mandatarin e ardhshëm, të shkojë drejt krijimit të një qeverie stabile”, ka thënë Muhaxhiri.
Ndonëse nuk është përcaktuar ende fushata zgjedhore , partitë politike kanë nisur të kontaktojnë publikun dhe të shfaqin premtimet e tyre, por që asnjëra nga to, nuk është deklaruar se do të heq taksën ndaj Serbisë-kërkesë kjo edhe e bashkësisë ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë