LAJMI I FUNDIT:

Kur fëmija nuk pi qumësht, si t’ia plotësosh kalciumin e humbur?

Kur fëmija nuk pi qumësht, si t’ia plotësosh kalciumin e humbur?

Nëse jeni pjesë e kategorisë së prindërve që i ndjekin fëmijët nëpër shtëpi për të pirë qumështin, ky shkrim është pikërisht për ju

Fëmijët e moshës 1 deri në 10 vjeç kanë nevojë për 800-1200 mg kalcium në ditë.

Por, nga do i marrin nëse refuzojnë me këmbëngulje ta prekin gotën e qumështit që ua ofroni?


Jo qumësht, atëherë çfarë?

Djathë dhe kaçkavall të të gjitha llojeve, por kryesisht të verdhë sepse është burim kalciumi.

Kaçkavallin për ta bërë më tërheqës për fëmijët, prijeni në shirita të hollë dhe shoqëroheni me shkoptha.

Përzierja qumështi shtëpie, me banane dhe pak vanilje. Përziejeni qumështin me këto dy përbërës dhe afrojani fëmijës të ftohtë. Shija nuk ka për t’i kujtuar qumështin.

Sardele të pjekura ose në furrë. Shoqërojini me pak domate, për të thyer shijen e tyre të fortë që ndoshta nuk u pëlqen shumë fëmijëve. Kjo zgjidhje ju ndihmon sepse sardelet janë peshqit me çmimin më të ulët në treg.

Krem djathi. Është nga kafshoret që fëmija juaj do e kërkojë vazhdimisht. Lyeni bukën, shoqëroni pjatën kryesore ose jepjani ta hajë duke lyer kafshata të vogla buke.

Gatime të ndryshme me spinaq. Duke u nisur nga sallata deri tek gatimi i spinaqit, ai mbetet një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme dhe më me vlera ushqyese.

Pra nëse fëmija tuaj është armik i betuar i qumështit, ka shumë zgjidhje të tjera për t’u ushqyer me kalciumin e domosdoshëm që kërkon trupi i tij. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Keshilla Modë
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Femra
Kalo në kategori