LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa mbështet kauzën pro abortit

Dua Lipa mbështet kauzën pro abortit

Dua Lipa po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes duke shijuar çdo moment të jetës me të dashurin, Anwar Hadid, i cili është njëkohësisht edhe vëllai i dy motrave, super modeleve, Gigi dhe Bella.

Këngëtarja këtë vit ka vendos që të mos paraqitet në ndonjë koncert muzikor duke u përkushtuar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri.

Megjithatë zeshkania nuk ka lënë anash aktivitete humanitare, por edhe kauzat që janë në dobi të gjinisë femërore.


https://www.instagram.com/p/B0vaPKbhPJ0/

Ajo u ka bërë thirrje fansave që ta nënshkruajnë peticionin pro abortit, i cili është i ndaluar me ligj në disa shtete te SHBA-ve.

“Miqtë e mi në SH.B.A.: 25 milionë. Kjo është sa gra jetojnë në një shtet ku aborti mund të ishte i jashtëligjshëm nëse Roe përmbyset. Bashkohuni me mua & Prindërimi i planifikuar”, ka shkruar zeshkania ndër të tjerash në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, Dua në fillim të këtij muaji ishte në Prishtinë, ku ndoqi performancat e miqve të saj në “Sunny Hill Festival”. /Telegrafi/

https://twitter.com/DUALIPA/status/1165311183815098368