LAJMI I FUNDIT:

BDI shprehet e shqetësuar nga lidhjet e bandave të drogës me partitë

BDI shprehet e shqetësuar nga lidhjet e bandave të drogës me partitë

Nëpërmjet një njoftimi të Bashkimit Demokratik për Integrim përshëndeten dhe përkrahen aksionet policore anti-drogë në Gostivar dhe Tetovë duke inkurajuar institucionet e rendit që ta intensifikojnë edhe më tepër kontrollin e reptë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim thërret për zero tolerancë dhe luftë të pakompromistë ndaj bandave të drogës si kancer i shoqërisë”, thuhet në njoftimin e BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

BDI në njoftim shpreh shqetësim të thellë për lidhjet e ngushta dhe strehimin politik që iu mundësohet bandave të drogës nga parti politike, siç është rasti i të arrestuarit të djeshëm në Tetovë me mbi 20 kilogram drogë.


“Lidhja e politikës me botën e krimit është e papranueshme për ne dhe për qytetarët andaj edhe organet e rendit duhet që të marrin masa të menjëhershme për ta parandaluar dyzimin e krimit dhe partive politike”, thuhet në njoftimin e BDI-së./Telegrafi/

Sekuestrohen mbi 20 kilogramë drogë në Tetovë
Lexo po ashtu Sekuestrohen mbi 20 kilogramë drogë në Tetovë

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori