Zyrtarët policorë sot rreth orës 17:00 nisën një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas njoftimeve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë.

Operacioni po zhvillohet në bulevardin kryesor të qytetit të Tetovës. Droga është gjetur në një makinë të ‘Mercedes’ me targa të qytetit të Shkupit në të cilën ishin prezent disa persona nga Dibra.

Për momentin janë arrestuar dy persona nga Dibra, ndërsa policia po vazhdon me aksionin për shkak të dyshimeve se mund të ketë më shumë persona të përfshirë.

Mësohet se droga është e tipit marihuanë, ndërsa ende nuk dihet se prej nga ka ardhur dhe me çfarë qëllimi është futur në makinë. I gjithë departamenti i policisë është përfshirë në aksion, ndërsa për disa minuta polica ka arritur të përfundoj me sukses një pjesë të aksionit.