ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mbajë sot, duke filluar nga ora 11:00, mbledhjen e radhës, në të cilën është paraparë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Mbledhja vjen një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, pasi dita e martë shënoi plot një muaj nga procesi zgjedhor.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se mbledhja është caktuar pasi Gjykata Supreme ka vendosur për ankesat e paraqitura lidhur me procesin zgjedhor.

"Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion", ka deklaruar Elezi.

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare përmbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor, duke i hapur rrugë hapave të mëtejmë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja. /Telegrafi/