Djersitja e tepërt në fytyrë, çfarë është kjo sëmundje dhe si trajtohet

Djersitja e tepruar e fytyrës, e njohur si hiperhidroza është një problem mjaft i bezdisshëm
Zbuloni cilat janë shkaqet dhe mjetet më efektive, që gjithmonë të keni një fytyrë të freskët dhe të ndiheni të qetë në çdo situatë.
Çfarë është hiperhidroza e fytyrës?
Djersitja e tepërt e fytyrës ose hiperhidroza e fytyrës, është një sëmundje që prek rreth 5% të popullsisë së rritur. Edhe pse djersitja është një mekanizëm plotësisht normal, të cilin trupi ynë e vë në funksion për të ulur temperaturën dhe për të hequr qafe toksinat, tek disa njerëz kjo dukuri është jashtëzakonisht e theksuar.
Djersitja e tepërt quhet hiperhidrozë. Nëse ky fenomen prek më shumë fytyrën quhet hiperhidroza e fytyrës. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për të gjithë trupin, apo vetëm zonën e fytyrës, djersitja e tepërt, veçanërisht për femrat, është një problem domethënës që krijon shumë siklet. Kushdo që vuan në një mënyrë më të theksuar, has edhe vështirësi në aplikimin e kozmetikës.
Cilat janë shkaqet e djersitjes së tepërt të fytyrës?
Trupi ynë ka rreth katër milion gjëndra djerse, të cilat ndahen në dy kategori, në varësi të zonës në të cilën ndodhen. Ato janë gjëndra djerse që gjenden në fytyrë, thembrat e këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve dhe gjithashtu nën sqetull. Ato prodhojnë një djersë pa erë; gjëndra apokrine, që gjenden në zonën e ijëve, sqetullat dhe në aureolat e gjirit. Për dallim nga gjëndrat ekcrine, apokrinat reagojnë si ndaj stimujve hormonal ashtu edhe atyre nervor.
Të dy llojet e gjëndrave të djersës, në kushte ankthi, stresi, emocione të forta, keqtrajtimi fizik ose përpjekja fizike prodhojnë më shumë djersë, sepse ato janë në një gjendje të stimulimit të tepërt.
Konsumimi i tepërt i alkoolit dhe kafeinës gjithashtu mund të shkaktojë hiperhidrozë, shkruan Class. Gratë në menopauzë, njerëzit me mbipeshë dhe adoleshentët janë tri kategoritë e njerëzve që, më shumë se të tjerët, rrezikojnë të vuajnë nga hiperhidroza e fytyrës.
Për fat të mirë, ekzistojnë disa zgjidhje, përfshirë operacionin, për të korrigjuar problemin e hiperhidrozës.
Një dietë e pasur me ushqime të yndyrshme dhe pikante, me një konsum të tepruar të alkoolit ose kafeinës mund të shkaktojë hiperhidrozë, prandaj është më mirë të kufizoni pijet alkoolike dhe kafenë dhe të hani mirë, nëse dëshironi të shmangni fytyrën tuaj gjithnjë të djersitur; aplikoni një krem fytyre rezistent ndaj djersës.
Ashtu si deodoranti i sqetullës, edhe kremrat kundër djersës në fytyrë krijojnë një pengesë që parandalon ngjyrosjen e lëkurës, duke rregulluar natyrshëm prodhimin e djersës; etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker