Në fshatin e bukur Kukaj të Prishtinës, për ditën e tretë me radhë po vazhdon edicioni i nëntë të Festivalit Etno Fest, i cili promovon vlerat e mirëfillta të artit dhe kulturës tradicionale dhe moderne.
Vizitorët kanë pasur mundësi të shohin 11 ekspozita, tri etnografike dhe tetë të arteve pamore, punime artizanale e atelie të skulptorëve.
Drejtori artistik i Etno Fest, Ilaz Hysaj tha për KosovaPress se ky festival është një aktivitet i gjerë, i cili ka për qëllim promovimin e arteve dhe kulturës tradicionale. Ai ka treguar për aktivitetet që do të përfshihen gjatë edicionit të sivjetmë.
Hysaj: Kemi shumë ekspozita të arteve pamore
“Kemi shumë ekspozita të arteve pamore, ekspozita etnografike, kemi shumë pjesë të teatrit dhe performanca të ndryshme. Atelie demonstrative, zeje të vjetra dhe artizanale, kulinari tradicionale. Dhe shumë aktivitete të tjera, që në një formë apo tjetrën e prezantojnë në një mënyrë gjithëpërfshirëse traditën, kulturën tonë të vjetër që po rrezikon të zhbëhet ose të zhduket”, tha Hysaj.
Në mbrëmje, vizitorët do të kenë mundësi të ndjekin shfaqjen “Karrika” të regjisorit Astrit Bytyqi, performancën e baladës Muja e Halili dhe program argëtues.
Hysaj tha se është shumë i kënaqur me numrin e vizitorëve në këtë edicion.
Hysaj: Në dy ditët e para kemi pasur deri në 600 vizitorë në ditë
“Nëse shikojmë ditën e parë dhe të dytë, kemi vërejtur se këtë vit kemi një rritje të ndjeshme të publikut, duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit, të cilët po qëndrojnë deri në orët e vona të natës, pasi kemi program argëtues, pas programit zyrtar, mjaft relaksues me ambiente shumë të veçanta, përafërsisht dje edhe pardje kemi pasur rreth 500-600 persona në ditë dhe presim që kjo të jetë në rritje sidomos në ditët e fundit”, ka thënë ai.
Temë qendrore e Etno Fest sivjet është shtëpia tradicionale e shqiptarëve. Ky festival ka nisur më datën 20 gusht dhe do të përfundojë më 25 gusht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLedri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët