Falënderim për përkrahjen kyçe të cilën SHBA-ja ia jep vendit në realizimin e qëllimeve strategjike për anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO dhe Bashkimin Evropian, ka shprehur sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku në prani të ambasadores amerikane Kate Byrnes solemnisht u shënua 230-vjetori nga themelimi i Departamentit amerikan të Shtetit.
Në fjalimin e tij, ai u përqendrua në marrëdhëniet bilaterale të bazuara në vlera të ndara dhe partneritet strategjik. E ka theksuar rolin e rëndësishëm të kolegëve nga Departamenti amerikan i Shtetit, të cilët gjatë 25 viteve të kaluara e kanë përkrahur dhe ndihmuar në tejkalimin e sfidave, me të cilat u ballafaqua vendi.
“Ka pasur momente kur miqtë dhe kolegët tanë nga Departamenti i Shtetit kanë luajtur rol kyç, duke na ndihmuar t’i tejkalojmë pengesat në rrugën tonë drejt ndërtimit të vendit dhe shoqërisë më të fuqishme. I falënderohemi SHBA-së që ishin në anën tonë gjatë gjitha këtyre viteve”, tha Dimitrov.
Ai e citoi edhe ish sekretarin amerikan të Shtetit, Henry Kisinger : “Mungesa e alternativave pabesueshëm e kthjellon mendjen”.
“Kjo nuk do të thotë se në teori nuk ka alternativa, por në situatë kur mbi 80 për qind nga opinioni i Maqedonisë së Veriut, qytetarët tanë janë për hyrje në NATO, kjo do të thotë se si liderë politikë, nuk kemi alternativë për integrimet euroatlantike. Mbetemi tërësisht të përkushtuar në arritjen e këtij qëllimi dhe shpresojmë se deri nga fundi i këtij viti, dëshirojmë që kjo të ndodhë në Samitin në Londër në dhjetor ose fillim të vitit të ardhshëm, Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Kjo është edhe një kontribut i përbashkët për stabilitetin rajonal dhe prosperitetin. Por, kjo po ashtu do të jetë edhe nxitje shtesë për përforcimin e përgjegjësisë sonë ndaj qytetarëve tanë dhe edhe një përkujtues se prosperiteti vjen nga demokracia dhe sundimi i së drejtës, me institucione përgjegjëse dhe mediume të lira”, tha Dimitrovi.
Ai iu falënderua SHBA-së për përkrahjen e tyre të vazhdueshme deri sot, duke i ndihmuar vendit dhe shoqërisë.
“Demokracia, rritja ekonomike dhe arsimi janë pjesë nga sferat ku e shohim zbatimin e suksesshëm të programeve për ndihmë teknike të USAID-it gjatë viteve”, tha Dimitrov.
Dimitrov dhe Byrnes kanë hapur ekspozitë të fotografive të përzgjedhura, të cilat dëshmojnë për miqësinë e vazhdueshme mes dy vendeve nga vendoja e marrëdhënieve diplomatike deri sot.
Ambasadorja Byrnes iu falënderua ministrit Dimitrov dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për bashkë-organizimin e kësaj ngjarjeje, duke theksuar, mes tjerash, se një çerek shekull të bashkëpunimit dhe përkrahjes nga SHBA-ja është demonstrim i përcaktimit të fuqishëm në realizimin e vizionit të përbashkët për shtet të sigurt dhe me prosperitet.
Në ngjarjen morën pjesë përfaqësues nga institucione shtetërore, joqeveritare, arsimore e tjera nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga Ambasada e SHBA-së, ish ministra të punëve të jashtme dhe ambasadorë, si dhe mysafirë tjerë të cilët me punën dhe angazhimin e tyre kanë kontribuar në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City