LAJMI I FUNDIT:

Zbatimi i gjuhës shqipe, konkurs për 13 punonjës që njohin maqedonishten

Zbatimi i gjuhës shqipe, konkurs për 13 punonjës që njohin maqedonishten

Ka përfunduar konkursi për përzgjedhjen e 13 personave që duhet të punësohen me kontratë të rregullt në Agjencinë për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve. Edhe pse këto punësime bëhen në një institucion që ka për detyrë të merret me zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe, ndër kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët theksohet njohja e mirë e gjuhës maqedonase, por në këtë shpallje askund nuk figuron që kandidatët duhet të njohin mirë edhe gjuhën shqipe.

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe Ylber Sela, kontradiktor me kushtet e kërkuara në konkurs. Ai tha se 13 kandidatët që do të përzgjidhen duhet të jenë patjetër njohës të mirë të Gjuhës Shqipe, në të kundërt konkursi do të përsëritet.

“Unë e thash edhe më herët se të gjithë ata që do të punësohen në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, duhet të njohin mirë gjuhën shqipe, për ndryshe konkursi do të përsëritet”, tha Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për zbatimin e Gjuhës Shqipe.


Në komisionin që do të bëjë intervistimin e kandidatëve, Agjencia e Gjuhëve do të marrë pjesë vetëm me vëzhgues, pasi nuk ka asnjë të punësuar të rregullt për t’u përfaqësuar me anëtarë në komision. Sela thotë se në konkurs kanë konkurruar edhe kandidatët të nacionalitetit maqedonas, por që kanë diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

“Sa kam njohuri unë, ka edhe kandidatë nga komuniteti maqedonas që kanë konkurruar dhe normalisht që këto kandidatë kanë kryer shkollimin adekuat, domethënë Gjuhë dhe Letërsi. Tashmë është e ditur se në kuadër të institucioneve po bëhet balancuesi, domethënë përfaqësimi sipas atij balancuesi”, theksoi Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për zbatimin e Gjuhës Shqipe.

Dje kandidatët janë njoftuar se kush e ka kaluar fazën e parë të seleksionimit, pastaj të njëjtit do t’i nënshtrohen provimit për administratë dhe më pas do të bëhet intervista. Punën që duhet ta bënte një ekip prej 74 të punësuarish të rregullt, aq sa parashihet me ligj për këtë agjenci, për shkak të mungesës së financave do ta realizojë një ekip shumë herë më i vogël, i cili do të përbëhet nga 8 të punësuar me kontratë në vepër dhe nga 13 të punësuar të rregullt. Ekspertët kanë apeluar vazhdimisht që në Agjenci të punësohen njohësit më të mirë të Gjuhës Shqipe, në mënyrë që efikasiteti dhe profesionalizmi i këtij institucioni të jetë në nivel sa më të lartë./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=kgqRQE1Wf7k

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it

Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Lajme
Kalo në kategori