LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Shteti i së drejtës funksionon

LSDM: Shteti i së drejtës funksionon

Nga partia në pushtet LSDM sot kanë reaguar në lidhje me arrestimin e prokurores speciale Katica Janevës.

“Ndërtimi i një gjyqësori të pavarur tregon rezultatet e vërteta. Sundimi i ligjit funksionon, në mënyrë joselektive për të gjithë. Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e autoriteteve hetimore për të sqaruar plotësisht këtë rast. Si më parë, LSDM inkurajon dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të vazhdojnë një hetim të thelluar, të pavarur për rastin “haraçi, për të proceduar në pajtim me ligjet.

Nga atje thonë se presim që hetimi të vazhdojë atje ku çojnë provat, të tregojë të gjitha detajet dhe të mos ketë asnjë të kursyer ose amnistuar.


“Përgjegjësia duhet të mbajnë të gjithë të përfshirët, pavarësisht nga përkatësia politike ose ndonjë përkatësi tjetër”, thonë nga LSDM./Telegrafi/