LAJMI I FUNDIT:

Më në fund zbulohet emri i filmit të 25-të të James Bondit

Më në fund zbulohet emri i filmit të 25-të të James Bondit

Filmi i ri i shumëpritur i James Bondit, i quajtur “No Time To Die”, u publikuar në një prej llogarive zyrtare të prodhimit në Twitter.

Filmi më parë kishte titullin e punës “Shatterhand”, por emri u ndryshua për të përshtatur emrat e filmave të mëparshëm për spiunin britanik. Filmi është ende duke u xhiruar, dhe do të jetë paraqitja e fundit e Daniel Craig si Agjent 007, raporton Daily Mail.

Në filmin e ri, jeta e qetë e agjentit 007 në Xhamajka është e shkurtë, kur shoku i tij, Felix e fton atë ta ndihmojë me misionin e shpëtimit të një shkencëtari të rrëmbyer.


Regjisori i filmit të 25-të të James Bond është Carrie Fukunaga, me skenarin e shkruar nga Fib Waller Bridge. Prodhimi më në fund filloi në prill pasi u vonua disa muaj pas largimit të regjisorit Denny Boyle.

Përveç Xhamajkës, filmi është duke u xhiruar në vende të shumta në të gjithë botën, të tilla si Norvegjia, Italia dhe Anglia, dhe zhvendosja e ekuipazhit në Skoci, sugjeron që agjenti i fshehtë do të rishikojë shtëpinë e fëmijërisë.

Premiera e 25-të e filmit rreth James Bondit është planifikuar të jepet më 3 prill të vitit të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe pesë ditë më vonë në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/