Njoftimet se organizata terroriste “Shteti Islamik” është në ditët e saj të fundit, nuk do të thotë fund i ideologjisë që ata përhapën për vite të tëra në luftërat e Sirisë dhe Irakut.
Ballkani Perëndimor është rajoni më i prekur në Evropë nga kjo dukuri, thuhet në hulumtimin e fundit të ekspertit të sigurisë Adrian Shtuni. Sipas tij, shkalla e rrezikut vetëm sa është rritur me kthimin e xhihadistëve, grave dhe fëmijëve nga vatrat e konfliktit. Situata më alarmuese është në Kosovë, e cila prinë nga numri it ë rikthyerve.
Riintegrimi i të radikalizuarve në shoqëri është një sfidë të cilën Kosova nuk mund ta përballojë, thotë analisti Shtuni.
Kthimi i luftëtarëve të huaj të organizatave terroriste si “Shteti Islamik” dhe Al Kaida, prekë sigurinë në Ballkanin perëndimor, thotë analisti i politikave të jashtme dhe sigurisë në Uashington, Adrian Shtuni.
“Më përpara ata largoheshin nga vendi që në një mënyrë e ulte rrezikshmërinë në vend, në momentin që personat nuk po shkojnë më, ata, pra të radikalizuarit po kthehen, kjo është e logjikshme që niveli i rrezikshmërisë është i lartë.”
Në hulumtimin e fundit të ekspertit të sigurisë mbi Ballanin Perëndimor të publikuar nga Qendra për Luftimin e Terrorizmit e Akademisë Ushtarake West Point, thuhet se në mënyrë graduale në këtë pjesë të Evropës janë kthyer rreth 460 persona. Mbi 1 mije llogaritet numri i luftëtarëve të huaj, grave dhe fëmijëve që nga kjo pjesë e Evropës kanë kaluar kohë në Siri e Irak. 260 kanë humubur jetën në beteja ndërsa 500 vazhdojnë të jenë në zonen e konfliktit. Sa u përket statistikave, numrat më shqetësues në rajon i ka Kosova.
“Kosova ka diku 250 të kthyer. I gjithë komuniteti evropian ka 1 mijë e 500. Besoj numrat flasin vet”, thotë njohësi i kësaj çështje Adrian Shtuni.
Sipas zotit Shtuni, Kosovës i mungojnë financat dhe ekspertiza për të luftuar këtë dukuri. Prandaj, ai thotë se ndihma nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme.
“Nuk duhet që problemi në Ballkan të shikohet i izoluar dhe Bashkimi Evropian ta konsideroj çfarëdo lloj asistence ndaj Ballkanit si ndihmë për Ballkanin, por si ndihmë për të rritur nivelin e sigurisë në Evropë”, vazhdon analisti Shtuni.
Zoti Shtuni thotë se në fokus nuk duhet të jenë vetëm luftëtarët e huaj. Në mesin e të kthyerve janë edhe grate, të cilat poashtu duhet të vërtetohet nëse janë indoktrinuar gjatë qëndrimit në luftë. Problem edhe më i madh janë fëmijët.
“Nuk mundesh një femiu t’ia pastrosh kujtesën vetëm se ne kërkojmë t’i rehabilitojmë. Kjo është punë që do kohë dhe nëse këta fëmijë do të dërgohen direkt le të themi në shkollë në qoftëse nuk kanë marrë një periudhë kohore ndihmëse psikologjike nga persona të trajnuar për të punuar me këta femijë, kjo mund të sjellë probleme qoftë në klasë, në shkollë, qoftë në komunitete, qoftë në familjen ku po kthehen sepse mos të harrojmë një pjesë e këtyre familjeve nuk janë mikëpritëse ndaj atyre që janë kthyer.”
Prania e fëmijëve në zonë lufte, sipas zotit Shtuni nënkupton që radikalizimi nuk çështje parash.
“Nuk përjashtohet mundësia që ka pas joshje financiare, por këta nuk jane mercenarë. Jemi duke folur për njerëz që besojnë në një ideologji dhe që janë të gatshëm të japin jetën e tyre dhe të sakrifikojnë dhe jeten e tyre për ideologjinë. Nuk kam pa hajdutë që shkojnë të vjedhin bashkë me femijët”, thotë zoti Shtuni.
Luftimi i ideologjisë është mision shumë i vështirë, thotë ai.
“Këto janë ideologji të cilat u kanë mbijetuar shumë bombave, shumë luftërave, shumë burgosjeve dhe kampeve. Kjo duhet të na bëj të kuptojmë që nuk është grup, nuk është një vizorë që do të iki por është një gangrenë e cila tashmë e ka kërcënuar shoqërinë e Ballkanit”, thotë zoti Shtuni.
Autoritetet e sigurisë, sipas zotit Shtuni, duhet të trajtojnë edhe komunitetin që pret të rikthyerit. Kujdes i veçantë sipas tij duhet t’u kushtohet atyre që nuk kanë qenë në vatër të luftës, por që në mënyrë aktive mbështesin veprimtarinë e organizatave terroriste. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'