LAJMI I FUNDIT:

Vjedhin para në dy xhami në Prishtinë

Vjedhin para në dy xhami në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur arkat me para në dy xhami në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:39, kur persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit fetar (xhamisë) dhe nga aty kanë vjedhur arkën me para te gatshme.


Rasti është duke u hetuar.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur të premtën në orën 04:30, kur presona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit fetar (xhamisë) dhe kanë vjedhur nga kasaforta, para të gatshme.

Rasti është nën hetime. /Telegrafi/