LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Paul Walker kujton aktorin me një dedikim emocional

Vajza e Paul Walker kujton aktorin me një dedikim emocional

Meadow Walker e ka kujtuar babanë e saj të ndjerë, Paul Walker, me një foto të zemrës.

Vajza e aktorit ‘Fast and Furious’, 20 vjeç, postoi një foto të sinqertë të babait të saj të dashur në Instagram të shtunën.


Fotografia e tregon aktorin e ndjerë duke notuar përkrah një derri, të dy duke shikuar njëri-tjetrin me buzëqeshje të mëdha. “Duke menduar për ju xx”, e përshkroi foton Meadow.

View this post on Instagram

thinking of you xx

A post shared by Meadow Walker (@meadowwalker) on Aug 17, 2019 at 9:59am PDT

Familja dhe miqtë e Walker vazhdojnë të nderojnë frymën e tij edhe sot.

Vitin e kaluar, të afërmit e Walker i thanë PEOPLE që ai donte të surfonte dhe të kalonte kohë me vajzën e tij Meadow, e cila ishte vetëm 15 vjeç në kohën kur u aksidentua.

“Ai donte shumë të ishte baba. Ai ishte aq krenar për të”, ka thënë vëllai i tij Cody.

Një vit para vdekjes së tij, Meadow, e cila kishte kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj duke jetuar me nënën në Hawaii, vendosi të transferohet në Kaliforni dhe të jetojë me babanë e saj.

Në ndërkohë, kanë kaluar gati gjashtë vjet që kur aktori vdiq në një aksident trafiku me makinë. Ai vdiq më 30 nëntor 2013, në moshën 40 vjeç. /Telegrafi/