LAJMI I FUNDIT:

Pa familjarë, por në varrimin e gruas që humbi jetën në El Paso morën pjesë qindra persona

Pa familjarë, por në varrimin e gruas që humbi jetën në El Paso morën pjesë qindra persona

Antonio Basco po priste që të gjente kishën e zbrazët për ceremoninë lamtumirëse të gruas së tij e cila vdiq nga të shtënat masivë në El Paso të Teksasit javë më parë.

Basco tha që nuk kishte familjarë prandaj ftoi komunitetin, por ishte i tronditur kur gjeti njerëz që po prisnin në radhë për t’u futur në kishë.


Aq shumë njerëz kishin ardhur, sa kompania e funeralit u detyrua të ndryshonte ambient për të kaluar në një hapësirë më të madhe për të pritur të gjithë njerëzit.

Basco mes emocionesh tha se “kjo ishte diçka e jashtëzakonshme”.

Rreth 700 njerëz pritën në radhë për të bërë respektin e fundit ndaj Margie Reckard, 63 vjeç, një nga 22 personat e vrarë kur një person i armatosur hapi zjarr në një dyqan të Walmart.

Njerëzit kishin ardhur nga e gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, mediat amerikane njoftuan se rreth 900 buqeta lulesh kishin për adresë ceremoninë e varrimit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori