LAJMI I FUNDIT:

“Termokos”: Nuk i kemi dëmtuar gypat e ujësjellësit në lagjen “Dardania”

“Termokos”: Nuk i kemi dëmtuar gypat e ujësjellësit në lagjen “Dardania”

Lagjja “Dardania” në Prishtinë ka mbetur pa ujë të pijshëm pasi janë dëmtuar gypat e ujësjellësit. KRU “Prishtina” fajësoi ndërmarrjen “Termokos” për dëmin.

Mirëpo, pasditen e sotme reagoi edhe “Termokos”, duke thënë se dëmtimi nuk është shkaktuar si pasojë e punimeve të kësaj ndërmarrje.


Sipas tyre, në pozicionin ku ka ndodhur sot shpërthimi i gypit të ujësjellësit nuk kanë qenë duke u zhvilluar kurrfarë punimesh as nga punëtorët e “Termokos”, e as nga ndonjë kompani që kryen punime për këtë ndërmarrje.

“Termokos” thotë se shpërthimi i gypit të ujësjellësit, të premten pasdite në një pozicion tjetër në afërsi të shkollës “Dardania”, që është shkaktuar nga kompania e kontraktuar nga Komisioni Evropian për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, është sanuar një ditë më parë.

“Sido që të jetë NP ‘Termokos’ do të kërkojë më shumë përgjegjësi nga kontraktorët, që punojnë në projektet tona në mënyrë që të mos shkaktohen dëme në infrastrukturën nëntokësore kompanive të tjera, me të cilat ndërmarrja jonë ka bashkëpunim të shkëlqyer”, përfundoi komunikata e “Termokos”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori