LAJMI I FUNDIT:

Zhvendsohet nga zhurma e qytetit në fshat: Tregimi i Arianit Sllamnikut, gjilanasit që po ndërton jetën e re me produkte bio

Zhvendsohet nga zhurma e qytetit në fshat: Tregimi i Arianit Sllamnikut, gjilanasit që po ndërton jetën e re me produkte bio

Kursimet disavjeçare të familjes para tri vitesh kishte vendosur që t’i investojë në një pushimore diku në periferi të qytetit të tij të lindjes, Gjilanit.

Nevoja dhe dëshira për të qëndruar larg zhurmës dhe tollovisë së qytetit, bëri që Ariani Sllamniku të largohej herë pas herë në ambientin e ri, i cili përbëhet nga shtëpia prej druri dhe oborri në të cilin kultivon pemë, perime, pula, vezë dhe mjaltë, të gjitha këto qind për qind organike.

Gjilanasi 42 vjeçar në një intervistë për Telegrafin ka treguar se shumicën e kohës e kalon në resortin e tij, i cili ndodhet 12 minuta larg qendrës së qytetit lindor.


“Duke e parë të arsyeshme që kemi nevojë për një ambient relaksues dhe për një edukim mbi ambientin për gjeneratat e reja, kam vendosur që investimet familjare me i kalu në periferi, dhe jo si shumica e miqve dhe familjarëve që kanë investuar ne bregdet në Shqipëri ose në Mal të Zi”, ka shtuar Sllamniku.

Ai ka treguar se ideja fillestare e tij ka qenë që të ndërtohet një pushimore për familjen, por në vijim e sipër sipas tij, ka filluar të zgjerohet me investime.

“Ideja për një shtëpi turistike nuk ka qenë si motiv, por qëllimi fillestar ka qenë një shtëpi pushimi për familjen, fëmijët, respektivisht familjen e ngushtë”, ka thënë Sllamniku.

Sipas tij, shumë prej të njohurve të tij janë befasuar me hapin që e ka ndërmarrë Sllamniku ku është zhvendosur me jetë, punë nga qyteti në fshat.

“Shumë prej miqve të mi tashmë janë bërë pasionant të ushqimit dhe të të ushqyerit shëndetshëm”, ka thënë ai.

Sllamniku thotë se për dallim nga zhurma, stresi dhe frekuentimi i madh i njerëzve dhe veturave që i ofron qyteti, vendbanimi i tij i ri, respektivisht katundi e ofron sipas tij, një jetë me të qetë, relaksuese dhe më të shëndetshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori