LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM nuk i përjashton protestat dhe bllokimin e institucioneve lidhur me aferën “Haraçi”

OBRM-PDUKM nuk i përjashton protestat dhe bllokimin e institucioneve lidhur me aferën “Haraçi”

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nuk e përjashton mundësinë e organizimit të protestave, si dhe bllokimin e rrugëve dhe institucioneve shtetërore, pas ngjarjeve lidhur me rastin “Haraçi”.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Igor Janushev, thotë se asnjë ide nuk është e përjashtuar në mënyrë që siç tha, të rrëzohet ky pushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Asnjë mënyrë e veprimit, protesta, marshe, ndoshta edhe bllokim të rrugëve, bllokim të Kuvendit, institucioneve, nuk përjashtohet për momentin. Gjithsesi se organet më të larta partiake ditëve të ardhshme do të bisedojnë dhe do të vendosin se cila është më e mira”, tha Janushev.


Ai këto deklarata i bëri në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, kur u pyet nëse pas ngjarjeve të fundit lidhur me rastin “Haraçi”, do të dorëzojnë iniciativë për votëbesim të qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori